AKTUALITET, 14 Janar 2025, 12:11

“Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi"/ Misteri i vrasjes së biznesmenit shqiptar në Itali, autori në gjendje shoku

“Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi"/

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e armës, me të cilën është qëlluar për vdekje biznesmeni shqiptar Artan ‘Toni’ Kaja.

Arma është një nga pjesët e munguara të enigmës, ku hetuesit shpresojnë të hedhin dritë dhe qartësi mbi vrasjen e ndodhur më 7 janar.

Ende ka shumë pikëpyetje rreth krimit të ndodhur në Lunata, ku trupi i 52-vjeçarit shqiptar u gjet brenda sheshit të fabrikës së letrës Smurfit Kappa.

Një e shtënë me armë zjarri në pjesën e poshtme të qafës i mori jetën shqiptarit, ndërsa sipas hetimeve fillestare ai ka qenë me kurriz dhe dyshohet se nuk e ka vënë re autorin.

Mëngjesin pas gjetjes së trupit, në komisariat është paraqitur Marjan Pepa, bashkëmoshatar i viktimës dhe bashkëfshatar, si dhe shok prej kohësh. 

“Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi në fabrikën e letrës”, ishin të vetmet fjalë që ai arriti të thoshte, përpara se të kalonte në gjendje shoku. 

Pas dorëzimit, Marjan Pepa u arrestua dhe aktualisht ndodhet në një qeli në San Giorgio në Lucca.

Ai po ndiqet nga një mjek psikiatër, ndërsa heshtja e tij po i ndërlikon edhe hetimet, duke qenë se janë dy aspekte kyç mbeten të mbuluara me mister, motivi që e shtyu Marjan Pepën të vriste shokun e tij dhe vendi ku ka hedhur armën.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, vrasësi ka kaluar nëpër varrezat e Lunatës dhe ka hyrë në fabrikë duke u ngjitur mbi një mur.

Ai i ka shkuar nga pas Toni Kajës duke e qëlluar. Por arma nuk është gjetur ende, pavarësisht kërkimeve të shumta në të gjithë zonën dhe Pepa duket se nuk e mban mend fare se çfarë ka ndodhur me armën.

Sa i përket motivit, megjithatë, për momentin mendohet se gjithçka lidhet me raportin mes dy shokëve, që ishte prishur prej kohësh. 

Mëritë gjatë viteve si rezultat i zilisë dhe xhelozisë, situatave të ndryshme në punë dhe familje duke se kanë krijuar përplasje mes tyre duke çuar në vrasjen e 52-vjeçarit.