AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 11:27

Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores në Sarandë (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në Sarandë, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh duke pasur parasysh se rrjeti i kanalizimeve dhe shëtitorja janë pjesë e një investimi të përfunduar vetëm gjashtë vite më parë, ndërsa ky problem vazhdon të përsëritet pothuajse çdo ditë.
Qytetarët dhe operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për t’i dhënë fund kësaj situate, e cila ndot mjedisin, rrezikon shëndetin publik dhe dëmton imazhin turistik të Sarandës.