AKTUALITET, 4 Qershor 2026, 21:30

“U vodhën paratë e jetimëve”, vjedhja e 400 mijë eurove në UBA Bank, Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja tronditëse

“U vodhën paratë e jetimëve”, vjedhja e 400 mijë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditët e fundit kur dy klientëve dyshohet iu vodhën rreth 400 mijë euro nga punonjës brenda UBA Bank.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se vjedhja dyshohet se ka ndodhur brenda bankës dhe punonjëset akuzojnë drejtorin se u ka marrë kodet për të hyrë në llogari.

“UBA Bank ka patur llogaritë e 2 klientëve që kishin 400 mijë euro. Të cilat përmes mandateve të falsifikuarta të paautorizuara, janë 11 punonjës të bankës që kanë boshatisur llogaritë. Një klient tha se e kanë sorollatur nëpër banka për të mos u dhënë paratë.

Njëra nga këto zonja ka fëmijë jetimë të mitur është sorollatur nga një bankë te tjera.

11 punonjës të bankës janë vënë nën akuzë për vjedhje, falsikimi kompjuterik dhe dokumentash. Disa punonjës akuzojnë drejtorin se për të hyrë në sistem dhe disa punonjëse se kur largoheshin për të drekuar drejtori u thoshte se duhet të linin llogarinë e hapur. Kjo është situatë alarmante se është bankë e nivelit të dytë dhe duhet hetuar nëse është një rast sporadik apo në masë.

Jetimët janë nipat dhe mbesat e një kolegeje gazetare dhe ajo rrëfen se kunata e saj u sorollat nga një bankë në tjetrën deri ka kuptuar se llogaritë janë boshatisur”- tha Lala.