TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi mundi Barcelonën me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza” me golin e shënuar nga Hakan Çalhanollu.
Kjo përballje u shoqërua me shumë polemika në Spanjë për shkak të golit të anulluar dhe mohimit të një penalltie.
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta reagoi ashpër kundër arbitrave që drejtuan ndeshjen duke u shprehur se gjykimi i tyre në Meazza ishte i turpshëm. Por mesa duket për Uefa-n është totalisht e kundërta.
Jo vetëm që nuk mori masa kundra, por abitrat u “shpërblyen” duke iu dhënë drejtimin e dy ndeshjeve të tjera të rëndësishme. Slloveni Slavko Vinçiçit do të drejtojë përballjen Rangers-Liverpul të mërkurën.
Ndërkohë holandezi Pol van Boekel është konfirmuar në rolin e tij si drejtuesi i në ndeshjen Viktoria Plzen-Bajern Mynih.