AKTUALITET, 12 Prill 2024, 14:18

U sekuestruan 1 milionë euro, biznese dhe policë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt BE

U sekuestruan 1 milionë euro, biznese dhe policë të

Është sekuestruar një shumë prej rreth 1 milionë euro kesh gjatë operacionit policior ku u godit grupi kriminal i trafikimit emigrantëve nga Shqipëria drejt BE.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13 automjete të markave të ndryshme, 50 telefona, 3 pistoleta, 1 çifte, 50 fishekë, 4 laptopë, 5 kompjuterë 520 mijë leke të reja, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë, 4 mijë paund dy doza kokaine dhe dhjetëra dokumente.

Përafërsisht janë sekuestruar rreth 1 mln euro kesh”, tha Muhamet Rrumbullaku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se 5 biznese në Shqipëri u ofronin kontrata fiktive emigrantëve, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas përkundrejt pagesës 5000 euro.

Pasi mbërrinin në vendin tonë, refugjatët e pajisur me leje qëndrimi dhe pune largoheshin drejt vendeve të BE përmes kufirit në Veri të vendit, si edhe në kufirin jugor me Greqinë.

“Pas një hetimi proaktiv prej 1 viti, u zbulua aktiviteti i një grupi kriminal i cili ishte përfshirë në trafikimin e personave të rritur dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabanda i qenieve njerëzore.

Gjatë vitit 2023, u konstatua rritja e numrit të shtetasve të pajisur me leje qëndrimi dhe leje pune, të kapur në tentativë për tu larguar drejt vende të tjera në veri të vendit por edhe në kufirin jugor me Greqinë.

Shtetas dhe subjekte siguronin kushtet për shtetas të vende të ndryshme për të mbërritur në vendin tonë me qëllim që të shkonin në vendin drejt vendeve të BE.

U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 6 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës policie”, tha ai.