AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 10:15

U rrëzua nga motori, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

U rrëzua nga motori, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se ka humbur jetën 66-vjeçari me iniciale Q.T., pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit. 

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.