AKTUALITET, 20 Prill 2024, 14:09

U “rrëmbye” nga gjyshërit, momenti kur Amari 3-vjeçar përqafohet me nënën e tij! Reagon Taulant Balla

U “rrëmbye” nga gjyshërit, momenti kur Amari

Ky është momenti prekës kur Amari 3-vjeçar është përqafuar me nënën e tij, gati një javë pasi u rrëmbye nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni.

Në foton e publikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet vogëlushi në krahët e së ëmës. Ile Gjuni, pasi gjyshja e tij nga ana e babait e dorëzoi në Prokurorinë e Durrësit.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.

Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë”, shkruan Balla.

U “rrëmbye” nga gjyshërit, momenti kur Amari