AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 12:45

U 'pushtua' nga uji, KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë, do të hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

U 'pushtua' nga uji, KLSH nis auditim pas përmbytjeve në

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës.

Objekt i këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Atird Hoxha kryetari i PD dega Vlorë, kallëzon n Prokurori për shpërdorim detyre lidhur me situatën e përmbytjeve.

“Në lidhje me përmbytjet e zhvilluara në qytetin tonë më datë 4 tetor, ne kemi depozituar pranë Prokurorisë një kallëzim penal.

Ky vjen nga PD, dega vlerë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Ne kërkojmë që të veprojë me shpejtësi në mënyrë që të gjejë prova.”, u shpreh demokrati Hoxha.