AKTUALITET, 11 Janar 2025, 11:05

U prangos për armëmbajtje pa leje, 71-vjeçari rrëfen në Polici: Kam kryer një vrasje për hakmarrje, e kam për vetëmbrojtje

U prangos për armëmbajtje pa leje, 71-vjeçari rrëfen

Vladimir Këndella, 71 vjeç, është arrestuar në ambientet e një lokali në Tiranë, pasi agjentët e Komisariatit nr. 4 kishin informacion se mbante armë.

Më pas, arma i është gjetur në banesë.

Në deklarimet e para ai u tha hetuesve se armën e mbante për vetëmbrojtje, për një vrasje që ka bërë vite më parë në Gjermani, për hakmarrje.

Për këtë ngjarje, në shtetin gjerman ai është dënuar me 30 vjet burg, dhe dënimin e kishte mbaruar 2 vjet më parë dhe ishte kthyer në Shqipëri.

Për hetuesit, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për vrasjen për të cilën ka mbyllur dënimin.