AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 14:53

U përdor për ngjarje kriminale? U kap mat me një automjet të vjedhur, pranga punonjësit të OSHEE-së

U përdor për ngjarje kriminale? U kap mat me një automjet të

Një punonjës i OSHEE-së është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. K., përgjegjës i OSHEE-së për Mirditën.

Mësohet se ai u kap nga efektivët e policisë teksa ishte duke nxjerë nga bregu i lumit një mjet që ishte denoncuar i vjedhur në Korçë. Ndërsa targat e mbivendosura në të ishin të vjedhura në Elbasan.

Ai ka pohuar se mjeti i kishte ngecur aty, por pa dhënë deklarime për mënyrën apo sesi makina e vjedhur, njëherazi edhe targat e mbivendosura në të vjedhura po të vjedhura kishte rënë në duart e punonjësit të OSHEE-së.

Pretendimet e tij se makina i kishte ngecur në lumë janë të pa besueshme për grupin hetimor, ndërsa është duke u hetuar nëse ky mjet ëshë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.
Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.