AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 18:04

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shëngjinit, ndërsa i plagosur ka mbetur Renato Leka.

“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.