TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, duke iu përgjigjur analistit Baton Haxhiu se protesta nuk ka ambicie për rrëzuar pushtetin e Edi Ramës, tha se regjimi në Shqipëri është pushteti i kryeministrit autokrat të lidhur me pjesën më të keqe të shoqërisë, që përfaqësohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët.
Pjesë nga biseda
Baton Haxhiu: Ne po jetojmë në sisteme autoritare jo vetëm në Ballkan, por edhe në gjithë botën. Edhe brenda Evropës po shkërmoqet ky model. Si e ndërtojmë një rrëfim politik me ambicie për të rrëzuar pushtetin dhe kur e shohim se nuk ka një kërcënim politik, veç një pakënqësie brenda tyre?
Fatos Lubonja: Unë besoj se këtu ajo që kam unë shqetësim të madh është se ka regjim autokratik siç ka në botë dhe regjimet autokratike krijojnë shtypjen, por regjimi ynë autokratik nuk është autoritar, si Kina apo vende të tjera që kanë një ekonomi që zhvillohet, universitete, elita që zhvillohen. Këtu ekonomia shqiptare është pastrimi i parave, këtu është autokrati që është lidhur me pjesën më të keqe të shoqërisë. Një autokraci që zhvillon një ekonomi mund të ishte e pranueshme, por t’i japësh gjithë vendin në dorë krimit dhe oligarkëve është e pafalshme. Shqipëria nuk është për t’u grabitur. Në asnjë autokraci nuk është grabitur kështu një vend për t’ia dhënë gjithë pasuritë një grushti oligarkësh.