AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 16:09

U kap me drogë, pranga shqiptarit në Itali, i riu me precedent penal

U kap me drogë, pranga shqiptarit në Itali, i riu me precedent penal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mbi të rëndon akuza e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontroll në banesën e të riut ku jetonte së bashku me gruan e tij, policia gjeti drogë. Në mobiliet e banesës së shqiptarit është gjetur një çantë me pak më shumë se 1 kg kokainë.

I riu ishte me precedent të mëparshëm kriminal, pasi ishte kapur edhe me herët me drogë. Shqiptari u dërgua në burg në zonën Corso Casale, ku do të vuajë edhe dënimin.