TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është shtypur nga një pllakë betoni, e cila ra nga vinçi.
La Repubblica në Itali raportojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale E.M., ndërsa incidenti ndodhi pasditen e djeshme (17 shkurt) në Frascineto, në zonën e Kozencës.
Burri, sipas raporteve të shtypit lokal, ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt.
Edhe pse ndihma e mjekëve ka qenë e menjëhershme, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ndërkohë policia dhe prokuroria e zonës po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarje.