AKTUALITET, 5 Korrik 2026, 21:14

Aktivisti Arbër Lleshi flet në protestë: Një person pa uniformë më goditi 30 herë me grusht në makinën e policisë! Nuk na u dha ndihma mjekësore në komisariat

Aktivisti Arbër Lleshi flet në protestë: Një person pa

Një nga aktivistët e liruar pas arrestimit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit doli sot para protestuesve, ku ngriti akuza për dhunë nga policia gjatë shoqërimit të tij.

Ai e cilësoi arrestimin e 19 protestuesve si “përndjekje politike” dhe tha se lëvizja e tyre nuk lidhet me përplasjet mes partive politike, por me kërkesën për ndryshim.

“Protesta jonë nuk është për luftë politike brenda PS dhe PD, por për betejën që bën gjenerata Z për të ardhmen kundër kupolës politike të së shkuarës,” deklaroi ai.

Aktivisti pretendoi se është dhunuar gjatë transportimit nga Kuvendi drejt komisariatit.

"Arrestimet siç i keni parë të dhunshme makabre që nuk janë të denja për asnjë vend edhe si Rusia, protesta jonë nuk është për luftën politike që bëhet në parlament PS-PD. është për luftën politike që bën gen Z ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. Dhuna policore e ushtruar ndaj bashkëaktivistëve është e paprecedent. I keni parë filmimet. Jam dhunuar në automjetin e policisë nga parlamenti deri te komisariati i policisë. Nuk dua të viktimizohem aspak. Këtu ndjehem më i fortë se kurrë bashkë me aktivistët. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar, kohës së komunizmit. Një person me duart e prangosura që godet 30 me grushta pa uniformë në sediljet e policisë është torturë. Në komisariatin e policisë nuk i është dhënë as ndihma mjekësore e kërkuar. Kjo është shkelja e të drejtave të njeriut. Një kryeministër që guxon të thotë Fuck you popullit nuk mund të shkelë më në kryeministri.

Ata njerëz të policisë që nuk përfaqëson shumicën e policisë janë vegla të një kupole politike të vjetër që e përdor funksionin e policisë për qëllimet e zeza politike për tu kapur pas pushtetit. Dhuna goditjet apo grushtet e paligjshme të efektivëve të korruptuar nuk mundet të mposhtë grushtin e revolucionit tuaj paqësor. Kam qenë jo vetëm por të gjithë aktivistët e arrestuar jemi emocionuar nga solidariteti juaj rreth godinës. Fakti që nuk na keni lënë vetëm na jep zemër ta mbushim këtë shesh për një vit rresht pa u ndalur. Kjo është ajo që Shqipëria e së ardhmes ka nevojë. Sensibilitet social me njëri-tjetrin. Mesazhi im i fundit, dua tju them kupolës së vjetër që nuk do dorëzohemi. Ju thoni të gjithëve ejani mblidhuni këtu"- tha Lleshi.