AKTUALITET, 2 Dhjetor 2024, 15:52

U arrestua në Kapshticë para disa muajsh/ 50-vjeçari i dënuar për drogë ekstradohet nga Shqipëria drejt Turqisë

U arrestua në Kapshticë para disa muajsh/ 50-vjeçari i

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Turqisë shtetasi 50-vjeçar turk, i identifikuar me emrin Mehmet Akman.

50-vjeçari u arrestua në qershor të këtij viti në pikën kufitare të Kapshticës.

Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.