AKTUALITET, 21 Maj 2026, 14:57

U akuzuan për shpifje/ GJKKO shpall të pafajshëm Berishën, Nokën, Boçin dhe Palokën

U akuzuan për shpifje/ GJKKO shpall të pafajshëm Berishën,

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshëm Sali Berishën, deputetët Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luciano Boçi në çështjen penale të “Shpifjes”, të ngritur nga avokatja Valentina Teodoresku.

Kjo çështje lidhet me kalimin e Teodoreskut nga marrëdhënia avokat-klient me Berishën në palën kundërshtare, një ndryshim që ndodhi pak ditë pas seancës së tetorit.

Në kërkesën e ngritur më 26.06.2025, Teodoresku kishte akuzuar Berishën, deputetët Noka, Paloka dhe Boçi, si dhe disa media, gazetarë dhe avokatin Genci Gjokutaj, për shpifje të kryer botërisht. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të mbeten siç janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.