TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin zgjedhor të degës 1 në kryeqytet, tha ndër të tjera së shumëkush do të vinte bast që kjo ditë nuk do të vinte pas 2.5 viteve “luftë”, por ndodhi e kundërta.
Ai shtoi se PD iu e bë qartë nga miqtë që për të ardhur në pushtet, do duhet të shkëputej nga aspektet e së kaluarës, por sipas tij disa prej tyre zgjodhën interesin e tyre personal dhe jo atë të demokratëve.
“Kjo degë vjen në këtë moment pas 2.5 vite agresion ndaj vlerave e parimeve të rrënjosura në ne si demokratë. U adoptua gjuha e kundërshtarit politik për te sulmuar demokratët pasi zgjodhën të qëndrojnë krah vlerave të perëndimit dhe krah aleancës me SHBA.
Ndaj ka qenë kaq e vështirë. Shumëkush do të kishte vëmë bast se kjo mbrëmje nuk do të vinte. Mesa duket u prit ky moment i skadimit të oportunistëve të PD për të nxjerrë në pah vlerat dhe virtytet e PD.
Beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.
Nëse doni të mundim Ramën duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës që na mbajnë mbërthyer para syve të shqiptarëve, por dikush zgjodhi rehatinë dhe karrigen. Ka edhe një aspekt tjetër, 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mban vulën e demokratëve shqiptar, jo vulë të personalizuar”, tha Basha.
Ai zbuloi për herë të parë kundërshtitë për këtë moment historik dhe rolin vendimtar të presidentit të SHBA për të anëtarësuar Shqipërinë në aleancën më të fortë të planetit.
"A bëhej dot ky antarësim pa mbështetjen e SHBA? A ka shqiptarë që nuk e di se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte vullnet personal i presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush. Kush nuk e di ta mbajë vëth në vesh. Procesi kishte aleatët tanë, mbështetësit tanë, por kishte dhe kundërshtarët tanë. E them sot me përgjegjësi të plotë si ministër i jashtëm i Shqipërisë, negociata që mbeten jashtë sensacioneve mediatike.
Po, po. Kundërshtarë që Shqipëria të mos antarësohej në NATO. Jo nuk është gati, nuk jeni gati, etj. Duhej vizioni strategjik dhe vendosmëria politike e SHBA, që Shqipëria të futej në NATO, sot e 15 vite më parë. Se ku do të ishim pa këtë vizion, se ku do të ishim pa mbështetjen e presidentit Bush, që dua në këtë ditë të veçantë ti shpreh mirënjohjen nga zemra në emër të gjithë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Një Zot i madh e di.
Kishte zëra në korridoret e Aleancës që thoshin: ç’na duhen këta shqiptarët?! Çdo të bëjmë me këta shqitarët?! Dhe nga ana tjetër kishe presidentin amerikan që porosiste përfaqësuesen në NATO dhe e pyeste vazhdimisht: Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?
Çfarë bëhet me shqiptarët e mi?
Deri sa erdhi dita ku u vulos anëtarësimi i Shqipërisë në aleancën më të fortë të planetit që njeh njerëzimi, aleancën më të fortë politike, ushtarake, por edhe aleancën më të fortë të vlerave.
Kemi detyrime politike ndaj Aleancës, dhe dihet detyrimi numër 1 i Aleancës është që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Ne kemi detyrime ushtarake që ka vite që nuk i përmbushim. Gjendja e forcave tona të armatosura është ku thërret qameti. Në vend që të ishin zgjuar nga kambanat e alarmit që bien në Europë, por edhe këtu në shtëpinë tonë, në Kosovë, në Banjskë, si rezultat i një serbie putiniste, revizioniste, agresive, vazhdojnë e abuzojnë ato pak fonde që u japin forcave të armatosura. Ky është një turp më vete"-tha Basha.