AKTUALITET, 30 Qershor 2026, 10:55

Tubimi/ Rama: Protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori, do të dështojë e do të thërrmohet në çika

Tubimi/ Rama: Protestuesit do të fitojnë bashkë me

Në një reagim të radhës për protestës që po mbahen prej një muaji poshtë kryeministrisë, Edi Rama thotë se nga e gjithë kjo vorbull, shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin.

Kryeministri shkruan se protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërrmohet në çika. Në postimin në Facebook, Rama ka ndarë një foto të Gent Prognit, i angazhuar me protestën.

“QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë


Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:

Shëmbëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve. Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin

Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërrmohet në çika…”,, shkruan Rama.

Tubimi/ Rama: Protestuesit do të fitojnë bashkë me