
Tensione në Byronë e Kuvendit, ku po shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë.
Këto të fundit kërkuan mbledhjen e Byrosë, seancë në të cilën ‘plasi’ debati mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.
Noka, Bardhi, Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Felajn dhe Bushkën, ndërsa ato ikën nga salla. “Turp, ju përfaqësoni krimin”, iu drejtua Noka përfaqësuesve të PS-së.
“Ku i ke fshehur deputetët? Jeni të frikësuar nga protesta”, dëgjohet teksa thotë Vokshi.