AKTUALITET, 20 Maj 2026, 13:59

Turi aziatik/ Mundësi investimit në Shqipëri, Rama takohet në Seul me kolosët e industrisë koreano-jugore

Turi aziatik/ Mundësi investimit në Shqipëri, Rama takohet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime në Seul me drejtues të disa prej kompanive më të fuqishme koreano-jugore në fushën e industrisë.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar, Rama zhvilluoi takime me drejtues të kompanive “LG Group”, “KIA Coorporation”, “LOTTE GROUP”.

“Seul, Kore e Jugut – Në takime me disa nga kolosët e industrisë koreano-jugore; LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP”, shkruan Rama, duke publikuar foto nga këto takime në fokus të të cilave është nxitja e  bashkëpunimit ekonomik dhe prezantimi i mundësive për investime në Shqipëri.