TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një video-postim në rrjetet sociale, duke ia dedikuar lëvizjes së tij politike këto pesë muaj, ndërsa thekson se atë që bënë së bashku gjatë kësaj periudhe nuk e kishin bërë dot të tjerët në 36 vite.
Ai falënderoi të gjithë demokratët që e mbështetën me qëllim të të reformohej Partia Demokratike e që të ndryshonte sistemi.
“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë! Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!”, shkruan ai mes të tjerash, teksa e shoqëron edhe me pamje nga takimet me mbështetësit në rrethe dhe Tiranë.
“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë! Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër! Gjithmonë me demokratët”, shton ai.