AKTUALITET, 28 Maj 2026, 14:05

Tritoli në lokalin e Noizyt-t, reperi ‘Clevio’ paraqitet në GJKKO

Tritoli në lokalin e Noizyt-t, reperi ‘Clevio’ paraqitet

Reperi Kleviol Ahmeti është paraqitur sot në GJKKO, në lidhje me çështjen e tritolit në lokalin e këngëtarit Noizy.

Siç shihet nga pamjet, ‘Clevio’ pasi pyet se ku e ka institucioni hyrjen, hyn në GJKKO.

Kujtojmë se këngëtari u përfshi në ngjarje, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili pohoi se urdhrin për vendosjen e tritolit ndaj biznesit të Noizy-t e kishte marrë nga Laert Haxhiu, mik i "Clevios". Kjo pasi Noizy kishte rrahur dhe sharë dhe reperin.