AKTUALITET, 4 Maj 2026, 22:18

Tritoli në biznesin e pronarit të MCN TV, Artan Hoxha: Duket se në çfarë rruge po shkohet, autoritetet të ndërhyjnë!

Tritoli në biznesin e pronarit të MCN TV, Artan Hoxha: Duket se

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për shpërthimin me tritol në biznesin e Endri Meksit, pronar i MCN TV. 

Hoxha tha se kërcënimet ndaj Meksit kanë ardhur gradualisht duke u rritur dhe autoritetet duhet të ndërhyjnë për parandaluar një ngjarje edhe më të rëndë. 

"Mjafton vetëm një element, brenda një harku kohor një muaj e gjysmë, ka ndodhur një seri episodesh. Në fund të fundit ka reagim, ore çfarë po ndodh? Kemi të bëjmë me një biznesmen që është i deklaruar, policia për ti hequr kusurin vetes, të tregojnë ç’po ndodh. Prokuroria çfarë po bën? Më bën përshtypje, para një viti një pronar tjetër media, pati vetëm një telefonatë, SPAK-u direkt, e mori në hetim, vajti pronari dha deklarime. Veproi SPAK. Por në rastin konkret, duke qenë çështje që media vazhdimisht e ngre përditë dhe kërkon një zgjidhje, atëherë zgjidhe çfarëdo të jetë. Nuk ka rëndësi motivi. Duke patur eksperiencën se si ndodhin ngjarje të tilla, dhe kur ato kanë intensistet të tillë, që fillojnë pak nga pak dhe rrisin dozën… Mbase presin të mitrolohet, si në Top Channel, ku u vra roja dhe mbeti pa autor ajo ngjarje.

Kemi të bëjmë me pronarin e një media, një pronar të disa bizneseve që ka biznese specifike në disa fusha. Si ka mundësi që nuk ka reagim?

Kaloj përditë te rruga që u vendos ekspolozivi. Jehona e asaj, kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë e tmerrshme. Fakti që e bëjnë pa u trembur, në fillim të vijnë te dera e televizionit, tani kjo, po shkojmë drejt një situate të njohur me bilanc problematik.

Duhet të parandalojmë diçka që duket se në çfarë rruge po shkojmë.

Te rasti konkret, nëse nuk reagon, thuaji pronarit të televizionit, dili për zot vetes, merr kompani private ose gangsterë dhe nuk afrohet njeri. Por ne i dimë bilancet e gangsterëve.

Nuk po reagojnë për më tepër kur kemi të bëjmë media", deklaroi Hoxha.