AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 11:08

Tritol dyqanit të avokatit, autori kishte ulur automatin për të fikur kamerat, ndezi fitilin, por lënda plasëse nuk shpërtheu

Tritol dyqanit të avokatit, autori kishte ulur automatin për të

Detaje të reja dalin nga vendosja e një sasie tritoli në biznesin në pronësi të një avokati në Sarandë.

Mësohet se autori ka ulur automatin që të fikeshin kamerat e sigurisë përpara se të vendoste kallëpin e tritolit, ndërsa kishte ndezur fitilin e lëndës plasëse, por nuk dihet arsyeja përse nuk ka shpërthyer.

Biznesi në fjalë është në pronësi të avokatit Ilia Thanasi.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, raporton policia.