AKTUALITET, 27 Maj 2026, 13:25

Trishtuese/ Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i restaurimit të ikonografisë shqiptare

Trishtuese/ Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i restaurimit të

Ndahet nga jeta mjeshtri i restaurimit të ikonografisë shqiptare, Jani Zoica, njeriu që për më shumë se tre dekada iu përkushtua me pasion dhe profesionalizëm ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, veçanërisht në kishat e juglindjes së Shqipërisë.

I njohur për punën e tij të palodhur në restaurimin e afreskeve dhe pikturave murale, Jani Zoica riktheu në jetë ngjyrat, historinë dhe shpirtin e shumë objekteve të kultit në Korçë dhe më gjerë.

Për kolegët dhe të afërmit, puna e tij ishte më shumë se profesion, ishte një mision i shenjtë.

“Sot Jani pikturon me shenjtorët”, shprehen me dhimbje miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke vlerësuar figurën e një artisti dhe restauratori që la gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë shqiptare.

Në këto momente të vështira, familjarë, miq dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit mjeshtrit të ikonografisë, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të përjetshme.

Trishtuese/ Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i restaurimit të