AKTUALITET, 2 Qershor 2026, 20:48

Mbi tre orë në Bulevard/ Protestuesit shtojnë kërkesat ndaj qeverisë: Nesër më shumë!

Mbi tre orë në Bulevard/ Protestuesit shtojnë kërkesat ndaj

Ndonëse u ngritën në protestë pas përplasjeve të forta në Vlorë, me kauzë mbrojtjen e Zvërnecit dhe Pishporos, në ditën e tretë të protestës kombëtare qytetarët kanë rritur numrin e kërkesave ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ditën e sotme, më të shumë në numër, dhe ndryshe nga dy protestat e para që mbaruan pas një marshimi në bulevard dhe te Ministria e Brendshme, qytetarët kanë qëndruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë mbi tre orë për të kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit, anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe madje dhe Paketën e Maleve.

Dhjetëra prej tyre e kanë marrë fjalën për të përsëritur kërkesat dhe për të bërë thirrje për solidarizim dhe bashkim për mbrojtjen e vendit. “Nesër më shumë”, ishte thirrja e tyre, duke paralajmëruar rikthimin në protestë.