AKTUALITET, 11 Korrik 2026, 16:21

Tragjike! Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari (VIDEO)

Tragjike! Zjarri përfshin apartamentin në Korçë,

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët. Raportohet se një i moshuar ka humbur jetën brenda banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri sapo ka rënë në një kat të pallatit ndërsa tymi po përhapet edhe në gjithë pallatin.Aktualisht kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie, por ende nuk konfirmohet.
Po ndërhyhet për tu bërë e mundur fikja e zjarrit e më pas grupi hetimor do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave.