
Një krim tronditës ka ndodhur në Itali, ku një 32-vjeçar shqiptar ka mbytur gruan e tij pas një debati mes tyre.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tyre të vegjël, përkatërisht 4 dhe 6 vjeç.
Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në San Felice a Cancello, në zonën e Caserta.
Autori i krimit u ndalua nga policia dhe u dërgua në komisariat. Gjithashtu raportohet se bashkëshortja e tij 24 vjeçare, është shtetase shqiptare.
Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.