TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Lapidari”, në afersi të fshatit Podgorie.
Një automjet tip “BMW”, është përplasur me një automjet tjetër tip “Audi”. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shofer i mjetit “BMW”, shtetasi Aurel Çipi, 28-vjeç nga Pogradeci.
Ai ka mbetur i bllokuar brenda automjetit të tij, teksa shërbimit zjarrfikës të Maliqit, i janë dashur mbi një orë për ta nxjerrë trupin nga makina.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe drejtuesi tjetër i mjetit “Audi” K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, ku një prej makinave pothuajse është shkatërruar plotësit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.


