AKTUALITET, 4 Maj 2026, 13:59

Tragjike/ Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Tragjike/ Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin.

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut te qarkut Berat.

Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori Ardian Azemi, rreth 60 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makine në rrugën kryesore Berat- Otllak.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia te sqaroje shkakun e aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çuan në këtë aksident fatal.