TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur jetën teksa ka tentuar të kalojë rrugën nga njëra anë në tjetrën në vendin e quajtur Çermë-Proshkë.
Aksidenti në rrugën nacionale Çermë-Divjakë ndodhi teksa 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari, 24 vjeç.
Goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe po dokumenton ngjarjen.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnje, pas atij të së shtunës ku humbi jetën 37-vjeçari Taulant Veliu, i cili ndodhej në biçikletë dhe u godit nga dy makina njëra pas tjetrës.