AKTUALITET, 2 Qershor 2026, 09:17

Tragjike/ Aksident fatal në Lushnje, ndërron jetë 43-vjeçari! Humbi kontrollin e 'Benz'-it, makina përfundon përmbys

Tragjike/ Aksident fatal në Lushnje, ndërron jetë

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një 43-vjeçar në Lushnje. Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plastmasit.

Mjeti tip ‘Benz’ ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.