TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme (20 janar) në Vignola të Italisë, ka humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Idris Kreshpaj dhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine.
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët gardh të një shtëpie.
Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në makinë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira.