AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 14:15

Tragetet nisen nga Durrësi disa orë me vonesë, shkak era dhe dallgët

Tragetet nisen nga Durrësi disa orë me vonesë, shkak era dhe

Moti i keq ka bërë që tragetet nga porti i Durrësit drejt Barit të nisen me 7 orë vonesë. Të njëjtat vonesa janë reflektuar edhe nga porti i Barit drejt vendit tonë.

Drejtoria e përgjithshme detare pezulloi përkohësisht lundrimet, pasi gjiri i Durrësit u përfshi nga erë dhe dallgë të forta mbrëmjen e të shtunës.

Për shkak të përkeqësimit të motit mjeteve të peshkimit u është ndaluar dalja në det. Përmirësimi i kushteve atmosferike pritet pasditen e të hënës.