AKTUALITET, 3 Prill 2024, 14:07

Trafikonin drogë nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali. Si u zbuluan nga policia

Trafikonin drogë nga Shqipëria, 13 të arrestuar në Itali. Si

Falë një megaoperacioni të autoriteteve italiane, 13 persona të në grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike janë vënë në pranga.

Kokaina, hashashi dhe marijuana kishte ardhur nga Shqipëria me kamionë, ndërsa do të shitej në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Hetimit për grupin kriminal nisi që në vitin 2020, pas një sulmi me armë të kryer nga rivalët e tyre. Ngjarja e cila nuk pati të lënduar apo viktima, u mendua se ishte mbyllur.

Por jo, autoritet kishin kuptuar që një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines.

Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë. Sot kontrollet u përqendruan  në disa aktivitete tregtare, që besohet se janë të lidhura me grupin, dhe në makina luksoze.