TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një situatë e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës në Zvërnec. Siç shihet edhe në pamje, persona të maskuar dhe pa uniformë kanë tërhequr zvarrë qytetarët, ndërsa qindra policë ndodheshin përreth, pa ndërhyrë.
Në video dëgjohet edhe britma nga qytetarët e tjerë, që shohin të tmerruar personat e maskuar duke marrë zvarrë një prej banorëve. Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar që sqaron plotësisht rrethanat apo identitetin e personave të përfshirë.
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros kanë dalë ditën e sotme në protestë në Portonovë, duke kërkuar rikthimin e tokave që pretendojnë si prona të trashëguara dhe ndalimin e punimeve në zonë. Banorët shprehen se prej dekadash ndodhen në procese gjyqësore për pronësinë dhe se vendosja e gardheve dhe nisja e ndërhyrjeve në terren i ka lënë pa akses në bregdetin ku kanë jetuar familjet e tyre.
Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore. Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin.