AKTUALITET, 26 Maj 2026, 12:16

Tiranë/ Rama në konferencën rajonale për dixhitalizimin: Teknologjia ka qenë bekim i vërtetë për Shqipërinë. Goxhobelli: Shqipëria, transformiim mbresëlënës

Tiranë/ Rama në konferencën rajonale për dixhitalizimin:

Në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, Kryeministri Edi Rama deklaroi se tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment kyç për Shqipërinë, fundin e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nisjen e një etape të re që, sipas tij, do të përcaktojë ritmin e procesit të integrimit.

"Tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave me BE, dhe fillimin e fazës së re, një element përcaktues sa i përket ritmit të procesit. Për vende si i yni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, se na ka lejuyar të bëjmë hapa të pamundur dhe ta shohim të ardhmen me një frymë tjetër. Na lejon të përfitojmë nga të gjitha avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear tek progresi eksponencial" tha Rama!

Tirana mirëpret sot konferencën rajonale që bashkoi vendet e Ballkanit Perëndimor rreth transformimit digjital, sigurisë juridike të pronës dhe integrimit europian. Në konferencë po marin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha në fjalën e saj se Shqipëria po kalon një transformim mbresëlënës. “Në vitin 2025, investimet e huaja direkte arritën në 1.6 miliard euro, më shumë se 1/3 e tyre u investua në pasuri të paluajtshme. 71% e blerësve janë nga vendet anëtare të BE, një reflektim i besimit në stabilitetin e Shqipërisë dhe të ardhmen e vet europiane. Kadastra po kalon një fazë përmirësimi dhe dixhitalizimi dhe Kadastra dixhitale është mënyra normale se si funksionon institucioni ynë.”, deklaroi ajo.