TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare
“Shqipëria bëhet epiqendër e një aktiviteti me prestigj botëror në fushën e sundimit të ligjit. Një botë e qeverisur nga ligji, jo nga forca, është motoja që ka udhëhequr që nga viti i lindjes së saj 1963 Shoqatën Botërore të Juristëve, të krijuar mes tensioneve gjeopolitike dhe e rritur si një platformë besimi te ligji dhe besueshmëria e njerëzve të ligjit.
Sot Kongresi Botëror i Ligjit është një institucion i mirënjohur botërisht, i cili nën kujdesin e Mbretit të Spanjës dhe punën e shoqatës çon në botë mesazhin e pikërisht atij motivi që e lindi shoqatën: një botë të qeverisur nga ligji dhe jo nga forca. S’besoj se do të kishte një shqiptar të vetëm që do të ngrinte dorën nëse e pyesje: “A do ta kishe imagjinuar disa vite më parë që Kongresi Botëror i Ligjit do të bëhej në Tiranë në 2027?” Askush s’do ta kishte imagjinuar që Shqipëria do të përzgjidhej nga kjo platformë si një vend mikpritës i këtij kongresi, jo për pozicionin gjeografik, klimën, por për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada për popullin shqiptar: për të ndërtuar këtu, në këtë vend, kushtet e një vendi të qeverisur nga ligji”, tha Rama.
Rama theksoi se zgjedhja e Tiranës si vend organizator nuk do të ishte imagjinuar disa vite më parë, duke e lidhur këtë zhvillim me transformimet e dekadës së fundit në sistemin e drejtësisë. Ai vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të një shteti të udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca, duke e konsideruar këtë si sfidën më të madhe të vendit ndër vite.
Kryeministri kujtoi gjithashtu procesin e vettingut, të cilin e cilësoi si një pikë kyçe të reformës në drejtësi dhe një nismë që u mbështet nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, organizimi i Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë përbën një dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj progresit të Shqipërisë në forcimin e shtetit ligjor.
Rama: Në shprehje të mirënjohjes të gjithçka ju dhe qeveria juaj po bëni për të mbështetur procesione e reformimit dhe të zbatimit të reformës në drejtësi, ne patëm dje kënaqësinë të mbështesim fitoren e PSG. Të cilën së bashku e pritëm me shumë padurim. Kështu që nëse doni të fitoni përsëri finalen hajdeni përsëri në Tiranë. Është një moment mjaft prekës për Shqipërinë, që bëhet epiqendra e një aktiviteti me prestigj botëror në sundimin e ligjit. Një botë e udhëhequr nga ligji dhe jo nga forca është një moto e lindur që në krijimin e saj.
Sot Kongresi Botëror i Ligjit është një institucion i mirënjohur botërisht i cili nën kujdesin e Mbretit të Spanjës dhe me punën e palodhur të shoqatës, çon nëpër botë mesazhin e atij motit që e lindi shoqatën. Nuk besoj se do kishte këtu një shqiptar të vetëm do ngrinte dorën, nëse unë do pyesja nëse do ta kishe imagjinuar disa vite më parë që Kongresi Botëror i Ligjit do të bëhej në Tiranë në vitin 2027.
Askush nuk do e kishte imagjinuar se Shqipëria do të përzgjidhej si vend mikpritës i këtij kongresi, për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit, në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada, për të ndërtuar këtu në këtë vend, për të ndërtuar kushtet e një vendi të drejtuar nga ligji dhe jo nga forca. Mu kujtua kur ne bëmë një ankentim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Vettingu ishte një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët dhe bëmë të gjitha përpjekjet që të tjerët ta mbështesnin dhe këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë.