AKTUALITET, 28 Qershor 2026, 12:00

Tiranë/ 'Jam polic', 22-vjeçari kapet me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë

Tiranë/ 'Jam polic', 22-vjeçari kapet me dokumenta të

Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga në Tiranë pasi u prezantua si punonjës policie dhe u tregoi efektivëve një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit.

Pas ndalimit të tij, policia ushtroi kontroll në banesë, ku gjeti dhe sekuestroi fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi të konsiderueshme parash, si dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Për 22-vjeçarin janë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.'

Njoftimi i plotë i Policisë

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 22 vjeç, pasi gjatë ndalimit të automjetit me të cilin lëvizte, u prezantua si punonjës policie, duke paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrollit të banesës së tij iu dhe u sekuestrua fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe 2 medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.