AKTUALITET, 30 Janar 2023, 17:12

Tiranë/ Arrestohen dhjetë persona për vepra të ndryshme penale

Tiranë/ Arrestohen dhjetë persona për vepra të ndryshme

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë dy persona në Kamëz.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ku thuhet se veç tij u arrestuan edhe 9 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

– Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. M., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– D. Zh., 39 vjeç, S. K., 28 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e pijeve alkoolike;

– E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.