AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 10:02

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë, arrestohet autori në flagrancë

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë, arrestohet autori

Një pikë e këmbimit valutor është tentuar të vidhet në zonën e Shkozës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë autorin me një armë lodër.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse autori ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.