TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave nga salla e Kuvendit, teksa zhvillohej seanca plenare.
Teksa disa prej deputetëve dhe ministrave kanë dalë, ata i kanë goditur me vezë.
Ndërsa një ministre ka dalë nga seanca plenare për t’u larguar me makinë, qytetarët e kanë goditur me vezë.
Më pas ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka tentuar t’i largojë qytetarët të cilët janë konfrontuar edhe me uniformat blu.
Në kulmin e tensioneve, protestuesit qëlluan me vezë automjetet e disa deputetëve dhe ministrave gjatë hyrjes dhe daljes nga ambientet e Parlamentit, përfshirë këtu edhe automjetin e zv.kryeministres Albana Koçiu.
Ndërkohë ka pasur disa herë përplasje me policinë, e në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të hapur rrugën.