TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV se protesta 23-ditore po kërkon një republikë të re dhe ajo do ta arrijë misionin, nëse numri i protestuesve do të dyfishohet.
“Kjo është një protestë që kërkon një Republikë të re. Kërkon që kryeministri të mos ketë më shumë se 2 mandate. Të ndryshojë Kushtetuta. Qeveri tranzitore do të thotë që asnjëri prej tyre të mos ketë akses për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Nuk ka një recetë, por sistemi zgjedhor ndryshohet falë presionit që mund të bëjnë protestuesit.
Të shtunën ishin në shifra të pamendueshme. Nëse ajo dyfishohet, atëherë nuk ke më argument, Izraeli, Serbia, e me rradhë.
Mënyra e organizimit në 23 ditë të lë të kuptosh se protesta mund të prodhojë këto kërkesa, mund të artikulohen më qartë, por baza është e thjeshtë, kërkohet dorëheqja e kësaj qeverie. Atje janë të rinj që janë lindur në demokraci, por kanë parë dy persona në pushtet Ramën dhe Berishën.
Kjo protestë do të arrijë një qëllim kryesor nëse ai grup njerëzish dyfishohet. Protestat kanë tre mënyra: Rama mund të pranojë dorëheqjen siç e tha ditën e parë. PS mund t’ja kërkojë dorëheqjen dhe e treta, rruga e dhunës, rrethimit të institucioneve.
Mos presim që protesta të krijojë një parti politike. Atje ke njerëz që kanë kërkesa nga më të ndryshme”- tha analisti Andi Tela.