TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Tela e pyeti në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka nëse do të ndryshojë strategjia pas bashkimit me grupin e Gazment Bardhit, për t’i lënë më shumë vend fjalës në parlament dhe publik. Por Noka tha se parlamenti nuk i ka lejuar ata të flasin, madje i ka poshtëruar dhe se mendimi është për të ashpërsuar linjën e mosbindjes civile në parlament
Pjesë nga biseda
Andi Tela: Kur të shoh ty (Flamur Nokën), gjithnjë më kujtohet mosbindja civile, kur shoh Gaz Bardhin them se mund te këtë më shumë vlerë fjala dhe veprimi. Në këtë pikëpamje, ju nga tetori e këtej tentuat dhe e arritët bashkimin. Ti e përmende disa herë mosbindjen civile. Ne këtu në studio jemi shprehur që nga dita zero që ju keni të drejtë për komisionet hetimore parlamentare, keni të drejtë për komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, ju keni të drejtë se nuk dëgjoheni nga maxhoranca, ju keni të drejtë të mos përjashtoheni nga sencat dhe këto të drejta ju janë mohuar. Keni reaguar me atë mosbindjen civile në parlament. A mos duhet, pas këtij bashkimi, që të ndryshojë strategjia juaj? Pra është bërë shumë e vjetër kjo çdo të enjte që seancat nuk zhvillohen edhe për shkak të qëndrimit tuaj. A mos do të ishte më e dobishme që të dëgjoheshit në parlament, me anë të fjalës dhe të votës, sepse po kalojnë shumë ligje në heshtje totale dhe njerëzit shohin një grup protestuesish dhe disa vota që ngrihen. Dhe rezultati?
Flamur Noka: Kjo që thoni ju do të kishte efekt për t’u konsideruar nga ana jonë në rast se Linda e Parlamentit do të ishte kryetare e parlamentit dhe jo kukull me telekomandë, në rast se aty nuk do të shndërroheshin deputetët në një tufë kartonësh.
Andi Tela: Dakord pra. Pra nuk do të ndryshoni strategji?
Flamur Noka: Ne mendojmë dhe jemi duke e diskutuar të ashpërsojmë linjën tonë të bindjes civile brenda atij parlamenti.
Andi Tela: Unë kam folur me një grup deputetësh të PD-së që thonë se ne duhet të ndryshojmë strategji dhe duhet t’i japim peshë fjalës në parlament dhe në publik.
Flamur Noka: Ka një gjë që është e qenësishme. Ka një fjalë andej nga jam unë: në një kuvend ku nuk të dëgjojnë, mos fol. Deri tani jo vetëm nuk na dëgjojnë, por as na konsiderojnë dhe po përpiqen të na poshtërojnë.