AKTUALITET, 4 Shkurt 2023, 12:39

“Të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA”, Berisha: Do të nxjerrim në dritë çdo fakt. Ed Gonigali do të ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI

“Të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do të vijojë me kauzën e saj të hetimeve sa i takon çështjes ‘McGonigal’.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet socialit, Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të këtë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI-së, duke u arrestuar.

“Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. 

E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë.

Çështja McGonigal nuk mund të kalojë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik në ShBA dhe Shqipëri. Kjo çështje është simbol i veprime më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Të gjithë ata që janë implikuar, do të marrin vendin që meritojnë.

Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij superskandali. Jemi të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA.

Nuk do të shmangemi, deri sa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do të ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Mcgonigal.”, tha Berisha.