AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 09:08

Të shtëna me armë në Spaç të Mirditës, gjendet i vdekur 45-vjeçari i akuzuar për vrasje

Të shtëna me armë në Spaç të Mirditës,

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të hënë në Spaç të Mirditës.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Valter Lleshi, 45 vjeç. Lleshi është gjetur pa shenja jete brenda një makine tip ‘Toyota’. Lleshi ka marrë plumba në kokë dhe trup.

Viktima dyshohet se është autori i vrasjes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si taksist në Rrëshen.

Sakaq mësohet se viktima punonte si shofer në makineritë që u vendos tritol disa muaj më parë.

“Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.