TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama i është përgjigjur nga Elbasani analistit Mustafa Nano pas thirrjes që i bëri për të dhënë dorëheqjen dhe e akuzoi se është në shërbim të oligarkëve.
Rama tregoi momentet kur Nano i kërkoi ta bënte ambasador në Zvicër dhe më pas tha se e la detyrën në mes dhe tani i tregon atij se si ta bëjë detyrën.
“Ne nuk jemi të përsosur, ne nuk jemi pa gabime, po moral nga Mustafa Nano, i cili erdhi në zyrën time, u shtri atje në kolltuk dhe më tha : Nuk kam më fuqi të merrem me këtë vend dhe të shkoj ambasador.
-Po mirë i thashë, të shohim se ç’mund të bëjmë për këtë se helbete, hajde, kemi patur shkrimtarë dhe poetë ambasadorë. Muçi i shkretë nuk ëshjtë Faik Konica po hajde. Muçi shkoi ambasador në Zvicër nuk mbajti dot një ku ishte vetëm me veten e vet dhe një sekretare. Nuk bëri dot një punë për vendin, e la në mes detyrën dhe kthehet mbrapsht dhe tregon se si duhet ta bëj unë detyrën dhe se si duhet ta bëjmë ne detyrën.
Tregon Muçi detyrën, tregon Muçi që oligarkët hyjnë në mëngjes, drekë dhe dakrë në zyrën time. Po ti mos Muç ça je, spiun i Sigurimit je? Ku e di ti se kush hyn në zyrën time, ku i ke parë ti?
Se ti ke qenë democrat dem baba dem. Po kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”- tha Rama gjatë takimit me socialistët e Elbasanit.