TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Taulant Ballla është habitur shumë me transmetimin që gjigandi mediatik Reuters i bëri protestës live nga Tirana, duke bërë pikëpyetje se si ka mundësi të ndodhë kjo për një vend të vogël si i yni, duke ngritur indirekt teorinë se diçka "e madhe" konspirative po ndodh.
"Kanë hall tjetër", deklaron Balla, por nuk e shpjegon hallin dhe se kujt i përket halli.
"Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër. PA KOMENT", shkruan ai.