TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasditen e kësaj të mërkure, e cila përkon me ditën e 39-të të protestës në Tiranë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka "zbuluar" se dy prej qytetarëve që protestojnë janë arrestuar nga Policia për drogë.
Ai thotë se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët janë vënë në pranga për shitje droge.
“Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës.
Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë” shkruan Taulant Balla në postimin e tij.